Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 16-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas tjetër të mitur”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com 


Shtuar 17.10.2023 10:51