U pagua 20 mijë lekë nga Reidi Balla për të djegur lokalin në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 41-vjeçari

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i zjarrvënies në lokalin në Tiranë, 5 ditë më parë, më 12 tetor.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet E. P., banues në Tiranë.

Të lidhura

None found

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi Reidi Balla (i shpallur në kërkim).

Lexo edhe: I hodhi benzinë dhe i vuri flakën, arrestohet 29-vjeçari që tentoi djegien e një lokali në Tiranë për 20 mijë lekë, në kërkim porositësi

“Në kuadër të operacionit “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e  ndodhur më datë 12.10.2023, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim). Vijon puna për kapjen e shtetasve E. P. dhe R. B,” njofton policia.

Porositësi Reidi Balla është një emër i njohur për policinë.

Në vitin  2021, atij i është bërë atentat te lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit. Në deklarimin e dhënë në polici, i riu u shpreh se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar me armë zjarr.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, u shpreh aso kohe, ai.

Mësohet se Balla, i kishte paguar dy personat, njëri tashmë i arrestuar 20,000 lekë të rinj, për të djegur lokalin, por flakët arritën të digjnin vetëm panelet diellore./Albeu.com

 


Shtuar 17.10.2023 10:37