Izraeli kërkon mbylljen e zyrës lokale të Al Jazeera: Po nxit kundër nesh

Ministri i Komunikimit i Izraelit ka thënë se po kërkon një mbyllje të mundshme të zyrës lokale të kanalit të lajmeve Al Jazeera.

Shlomo Karhi akuzoi stacionin e Katarit për nxitje pro-Hamasit dhe për ekspozim të ushtarëve izraelitë ndaj sulmeve të mundshme nga Gaza.

Ai tha se mbyllja ishte verifikuar nga zyrtarët izraelitë të sigurisë dhe po verifikohej nga ekspertë ligjorë.

“Ky është një stacion që nxit, ky është një stacion që filmon trupat në zonat e grumbullimit (jashtë Gazës) … që nxit kundër qytetarëve të Izraelit, një zëdhënës propagandistik,” i tha Karhi Radios së Ushtrisë së Izraelit.

Al Jazeera dhe qeveria në Doha nuk kanë komentuar.


Shtuar 15.10.2023 09:23