Aksident në Lezhë, automjeti përplas biçikletën, plagoset i moshuari

Një i moshuar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë.

Mësohet se i moshuari po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore./Albeu.com 


Shtuar 12.10.2023 11:52