Largimi i Orges Shehit nga drejtimi i Tiranës ka sjellë edhe ndryshime të tjera në radhët e bardhebluve.
Tashmë që drejtimin e skuadrës e ka marrë Julian Ahmataj, nga bardheblutë është larguar edhe pjesëtari i rëndësishëm i stafit të kryeqytetasve, zëvendëstrajneri Sebino Plaku.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur largimin e tij nga skuadra bardheblu.
“Kënaqësi e veçantë, por dhe privilegj, të isha pjesë e këtij ekipi. Krenar për çka arritëm bashkë. Faleminderit familjes Halili, por dhe të gjithë ato njerëz që insistuan që unë të isha pjesë e tyre. I jam mirënjohës gjithmonë. Tiranës dhe djemve te ekipit i uroj vetëm se suksese”, shkruante Plaku në postimin e tij.