Grabitësi i merr “mbarë” dyqanet nëpër Tiranë, policia: Po hetojmë për identifikimin dhe kapjen e tij

Një i ri i cili rri i veshur me bluzë të kuqe, me syze dhe me një pistoletë (e dyshuar ccakmak) është kthyer në tmerrin e dyqanëve të celularëve në Tiranë.

Pasi grbaiti 30 mijëlekë të vjetra mbrëmjen e së martës në një dyqan në Myslym Shyri, i riu ka tentuar një tjerët grbaitje, këtë herë në Kombinat, por nuk ia arriti qëllimit.

Të lidhura

None found

Ishte shitësja ajo që nuk iu dorëzua presioneve të të riut, duke e përzënë jashtë dyqanit.

Ndëkrohë edhe pse është e dyta ditë radhazi që i riu shfaqet në Tiranë, policia sërish vijon të punojë për identifikimin e tij.

Tashmë pritet të shohim se cila do të jetë goditja e radhës e të riut, i cili mesa duket po i merr radhë dyqanet e celularëve në Tiranë

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.10.2023, rreth orës 21:00, në rrugën “Konferenca e Pezës”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë çakmak, ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe më pas është larguar.

Ky shtetas dyshohet se është i njëjti autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Myslym Shyri”.


Shtuar 11.10.2023 23:05