Shqipëria është votuar nga 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për t’u ulur Këshillin e të Drejtave të Njeriut.
Lajmi është ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama.
Ai shkruan se Shqipëria ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.
Kreu i qeverisë theksoi se së bashku me 14 shtete të tjera do të ulen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB duke filluar nga 1 janari 2024.
Postimi i kryeministrit Rama
SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR
Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.
15 anëtarët e rinj të KDNJ:
Shqipëria
Brazili
Bullgaria
Burundi
Kina
Bregu i Fildishtë
Kuba
Republika Domenikane
Franca
Gana
Indonezia
Japonia
Kuvajti
Malaui
Hollanda
/Albeu.com