Engjëll Brahimi ka kërkuar para gykatës kanadeze që të mos ekstradohet në Shqipëri.
Ai është dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm, për vrasje e një polici dhe djalit të tij 23 vite më parë.
Brahimi ka vrarë oficerin e policisë, Astrit Braçe, dhe djalin e tij 8-vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2000.
Brahimi është dënuar më 21 maj 2001. Ai u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Brahimi u dënua me burg të përjetshëm.
Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.