Moska: SHBA po përgatiten për teste bërthamore në Nevada

Rusia ka indikacione se Shtetet e Bashkuara po përgatitem për teste bërthamore në shtetin e Nevadës, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve Interafax.

Ryabkov thuhet se deklaroi më herët gjatë ditës së sotme se Rusia do të rifillonte testet bërthamore kur SHBA të bënte të njëjtën gjë.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Ryabkov tha se Ministria e Jashtme ruse po harton një projekt-ligj për tërheqjen e ratifikimit të traktatit historik të ndalimit të testeve bërthamore.

Dje, të hënën, ligjvënësve rusë iu dhanë 10 ditë kohë për të studiuar se cila mund të ishte mënyra më e mirë për të tërhequr ratifikimin nga Moska të Organizatës së Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBTO)./Albeu.com


Shtuar 10.10.2023 12:04