Flakë, pastaj shtëllungë e zezë tymi! Momenti kur Izraeli hedh në erë ndërtesën e lartë në Gaza (VIDEO)

Si pjesë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, avionët e tij luftarakë kanë goditur disa ndërtesa në qendër të qytetit të Gazës, duke shënjestruar një ndërtesë 11-katëshe të quajtur “Palestine Tower”.

Ndërtesa “strehonte” stacionet radiofonike të Hamasit në çati dhe gjithashtu kishte një kinema me të cilën krenoheshin.

Videoja më poshtë tregon momentin kur ndërtesa goditet. Pas zjarrit, ajo shembet dhe krijon një shtëllungë gjigante tymi.

 

Luftimet po vazhdojnë në 22 lokacione në jug të Izraelit,  12 orë pas sulmit fillestar të Hamasit, ka thënë ushtria e vendit.

“Nuk ka asnjë komunitet në Izraelin jugor ku ne nuk kemi forca,” tha zëdhënësi kryesor i ushtrisë, kundëradmirali Daniel Hagari.

Izraeli ka rifituar kontrollin në disa komunitete, por ushtria ende po kryen skanime për t’u siguruar që ato janë të sigurta, shtoi ai.

Hagari konfirmoi se situatat e pengjeve janë duke vazhduar në dy qytete, Ofakim dhe Beeri.

“Ka forca speciale atje me komandantë të lartë dhe atje po zhvillohen luftime me zjarr të drejtpërdrejtë,” tha kundëradmin Hagari.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Izraeli po godet objektivat në Gaza nga ajri dhe se operacionet tokësore ishin të pashmangshme./albeu.com


Shtuar 7.10.2023 19:11