Përleshja mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, 5 të lënduar në spital, një autobus me të shoqëruar në polici

Një sherr mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës ka ndodhur në Reps të Mirditës, pranë një pikë karburanti.

Pas ndeshjes në Kukës, tifozët në kthim të Vllaznisë kanë goditur me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës.

Një autobus me tifozë është shoqëruar në komisariatin e Lezhës. Ndërsa disa prej tyre u dërguan në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga Spitali i Lezhës bëjnë me dije se 5 prej tifozëve po marrin mjekim në spital.


Shtuar 7.10.2023 19:35