Po planifikonin një vrasje, lihet në burg Aldi Mustafa dhe bashkëpunëtori i tij

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën ‘arrest me burg’, për Aldi Mustafën, mikun e “Rrumit të Shiajkut” dhe bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu.

Kujtojmë se ata u arrestuan teksa po planifikonin të kryenin një vrasje.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit 37-vjeçari Aldi Mustafa ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën ishte nisur për të vrarë një person.

Mustafa u ndalua teksa po drejtonte automjetin në kohën kur ka ndërhyrë policia dhe fillimisht ka tentuar të largohet, por kjo tentativë e tij nuk ka rezultuar e suksesshme.

Bashkë me të u arrestua edhe 27 vjeçari Klevis Kurdiu. Mustafa rezulton i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.


Shtuar 3.10.2023 17:35