“Never Forget”, gazetari: Ishte e thjeshtë ta ktheje Tafanin në të penduar, rrezikonte burgim të përjetshëm

Gazetari Sokol Bregu ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Review” për të folur rreth megaoperacionit “Never Forget”.

Bregu tha se ai nuk dyshon në tërësinë e deklaratave të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pasi ky i fundit ka ditur çdo lëvizje të Laert Haxhiut. Sipas tij, ishte e lehtë për ta kthyer Tafanin në të penduar të drejtësisë, pasi ai e dinte se e priste burgimi i përjetshëm.

“Nuk dyshoj në tërësinë e atyre që Tafani ka thënë. Ai nuk ka marrë pjesë në akte kriminale deri në vitin 2020, në këtë grup djemsh që kanë pasur hakmarrje në Lushnjë. Dy miqtë e Laert Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili ishin njerëzit e tij besnik me të cilin kryente aktet e tjera kriminale. Ata u burgosëne të dy u dënuan me burgim të përjetshëm.

Tafani e dinte se do shkonte në burgim të përjetshëm me provat që kishte lënë në Peqin. Në këtë moment, kur ti shkon në burgim të përjetshëm nuk është fare e vështirë që në një prokuror mund ta thyej që në momentin e parë.

Ai e dinte se çfarë e priste. Dy miqtë e tij shkuan në burgim të përjetshëm, i vetmi që shpëtoi ishte Leart Haxhiu. Tafani ka qenë në dijeni për të gjitha lëvizjet e Haxhiut, për shkak të miqësisë së ngushtë. Ata vijnë të dy nga hakmarrjet njërit i kanë vrarë të atin, tjetrit djalin e xhaxhait, i kanë djegur shtëpinë dhe i kanë marrë pronat”, -tha Sokol Bregu.

 


Shtuar 29.09.2023 22:03