Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, surprizat që na presin për ditën e nesërme

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era hera-herës fiton shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 26°C                                                                                                                           

në zonat e ulëta 15 deri 28°C                                                                                                                    

në zonat bregdetare  17 deri 30 °C


Shtuar 26.09.2023 15:49