Janë arrestuar personat që plagosën me thikë 33-vjeçarin në Vlorë. Në pranga kanë rënë dy vëllezër, të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin Olsen Refati.
Njoftimi i policisë:
Goditën me grushte dhe me mjet prerës (thikë), një 33-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kapen dhe shoqërohen në Komisariat, 2 autorët e dyshuar.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në lagjen “Partizani”, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 2 autorët e dyshuar, vëllezër, të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin Olsen Refati, 33 vjeç, banues në Vlorë.
33 vjecari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.