I burgosuri ndërron jetë në sallën e operacionit në Sanatoriumin e Tiranës (EMRI)

Një i burgosur ka ndërruar jetë në sallën e operacionit në Senatoriumin e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari Valerio (Vasillaq) Gërzhi, i cili vuante dënimin në burgun e Beratit, është nisur me urgjencë në Senatoriumin e Tiranës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Mësohet se i burgosuri vuante nga mushkëria dhe ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

57-vjeçari Valerio (Vasillaq) Gërxhi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vendimi penal italian u njoh në Shqipëri, ku Gjykata e Apelit e dënoi atë me 5-vjet burg, të cilat më pas u shtuan në 7-vite burg nga një vendim i marrë nga Gjykata e Lartë.

Burime nga IEVP Berat bëjnë me dije se vitin e fundit i burgosuri kishte shfaqur probleme të shumta shëndetësore dhe merrte trajtim mjekësor.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të problemeve shëndetësore ai kishte kërkuar edhe lirim me kusht por kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh.


Shtuar 25.09.2023 20:54