Futbolli shkodran në zi, ndërron jetë lojtari i Vllaznisë

Nuh Isufi, ish- lojtari i klubit të Vllaznisë është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare. Në muajt e fundit, shëndeti i të ndjerit ka qenë i rënduar pasi kishte një sëmundje të cilën nuk arriti ta mposhtë.

Ai ka qenë pjesë e Vllaznisë në vitet 1960/70 ndërsa për një periudhë katërvjeçare është aktivizuar edhe me Naftëtarin, për t’u rikthyer sërish në Shkodër. Klubi i shpreh ngushëllimet familjes së Isufit përmes një postimi në rrjetet sociale.

 


Shtuar 23.09.2023 20:17