Një 15-vjeçar nga Bulqiza është aksidentuar rëndë ndërsa udhëtonte me biçkletë në fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”.
Teksa ka qenë lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
15-vjeçari, është dërguar në spitalin e Traumës me helikopter për ndihmë më të specializuar mjekësore.
“Në vendin e quajtur “Pishat”, në fushë Bulqizë, një 15-vjeçar, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore. 15-vjeçari, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./Albeu.com