Aksident në Lezhë, furgoni përplas këmbësoren

Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në hyrje të Lezhës.

Një furgon i linjës Lezhë- Torovicë ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.

Këmbësorja është transportuar në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë fraktura në trup./Albeu.com


Shtuar 21.09.2023 13:35