“A keni turp dhe cipë?”, Berisha ngre zërin në Kuvend: Deputetët e dalë nga krimi dhe droga po përpiqen të imponojnë opozitën

Çështja e kreut të grupit të PD ka nxitur debate në Kuvend. 28 deputetë kanë dërguar njoftim se zgjedhin Bardhin kreun e grupit, por zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin  mbi këtë çështje. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë.

Lidhur me debatin, mori fjalën dhe Sali Berisha, i cili ngriti tonet ndaj ndaj mazhorancës. Ai tha se mazhoranca po përpiqet që të imponojë opozitën.

Berisha: Deputetët e dalë nga krimi dhe droga përpiqen të imponojnë opozitën. Nuk ka asgjë më të shpifur, kur rregullat i shkelmoni në akt të pastër armiqësor të opozitës. Pavarësisht se ajo De Faco përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla, insekime të tilla, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti. Ky është një akt i papërgjegjshëm,  po i them qytetarëve, që është një akt armiqësor ndaj jush. Këta duan me çdo kusht, që dhe atë vullnet ndryshe, apo kundër tyre që e keni shprehur, t’ia u shkelmojnë, përvetësojnë këtu në Parlament. Këta nuk lanë asgjë tjetër, veçse një Parlament që funksionon si njëpartiak dhe që duhet fshirë sa më shpejt nga faqja e dheut. Si mund të ndodhë, ti nuk lexon shkresën e grupit kryesor parlamentar të opozitës. A keni cipë, a keni turp, a keni ndërgjegje politike. Mbi çfarë baze funksionon një parlament pluralist, po tejkaloni çdo ditë ç do limit, po i shkelmoni opozitës të drejtat më themeltare.

Debati Felaj-Bardhi 

Felaj: Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur para seancës. Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi grupin. Këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend.

Bardhi: E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës.

Felaj: Nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedent po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme. Kryetarja ka vendosur t’iu nxisë ju që të zgjidhni problemet tuaja të brendshme. Kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim për këtë çështje dhe nuk kemi pse mbajmë asnjë qëndrim./Albeu.com 


Shtuar 21.09.2023 10:48