Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Përmetit.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi në kërkim B. K., 48 vjeç, banues në Memaliaj.
Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë), në qytetin e Korçës.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë./Albeu.com