Analisti Andi Bushati është pyetur lidhur me çështjen e rihapjes së hetimeve për çështjen e 21 janarit 2011, ku edhe nuk është kursyer me komentet. I ftuar në emisionin “Open”, Bushati u shpreh se gjithë Shqipëria që Berisha i vrau katër demostruesit e 21 janarit 2011.
“Këtu është një hipokrizi e madhe. Sot mund të them që ose është sponsorizuar ose nuk e di, katër emisione në të njetin kohë flasin për viaskën e plumbit.
Nuk dua të them që…Unë që atë ditë s’kam pasur asnjë dyshim që vrasësi është Sali Berisha. Këto janë po*dhë me rigon tani. Kush është lajm dite? A e thamë e kemi thënë që janë vrasje të shtetit ato.
Pas 10 vitesh na thonë përralla këtu. Pse tallen me gjakun e tyre? Duan të dënojnë tani Adriatik Lallën, kujtohen për Gërdecin e Fatmir Mediut, kujtohen për 21 Janarin, kujtohet Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë 30 qershorin, kujtohen edhe të shqyrtojë legjitimitetin e Gent Cakaj.
Vetëm një debil nuk e kupton që kjo është një drejtësi që ka pritur rezultatin e zgjedhjeve për të hapur këto çështje.
Kjo është drejtësi që shfrytëzon gjakun e Gërdecit dhe 21 janarin për të çuar gjak në mbrojtjen e Edi Ramës. Disa çapaçulë që kanë ngrohur karrigët u kujtuan pasi vodhi Rama zgjedhjet të hapë çështjet e mëdha. Drejtësia po të dojë le të punojë.
Këta bilbila që flasin sot për plumbat, para 10 vitesh nuk guxonin të flisnin. Nuk ka shqiptar që nuk e di kush e ka bërë Gërdecin apo 21 Janarin,”-tha Bushati.