29 të ndaluarit e parë të megaoperacionit “Tempulli” do të dalin sot para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25 persona, për 4 gratë është kërkuar masë me e butë dhe gjithashtu për një person që është mbi 70 vjeç.
Kujtojmë se megaoperacioni u shtri në 5 qarqe të vendit ku në total u arrestuan 233 persona.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona.
Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.
Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.
Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.