Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në konferencën ku po jepen detaje në lidhje me megaoperacionin “Tempulli” për goditjen e shpërndrësve të lëndëve narkotike, e ka cilësuar impresionues rezultatin e operacionit.
Më tej Balla u shopreh se policia ka të gjitha kushtet për të luftuar krimin, ndërsa shtoi se përdorimi i drograve te të rinjtë është rritur dhe se ky fenomen duhet luftuar.
“Drejtori Rrumbullaku shënoi rezultate impresionuese në luftën kundër drogës. Janë eksezkutuar 214 masa sigurie arrest me burg, shtuar këtu dhe 23 që janë arrestuar në flagrancë. Tregon që policia e shtetit ka kapacitet profesionale për të luftuar krimin dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Biem dakord që përdorimi i drogës ka marrë përmasa të reja, jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Të dhënat tregojnë një numër në rritje të nivelit të përdorimit në drogave dhe trendi është në rritje. Problematike është se po ulet mosha e atyre që e përdorin, duke filluar në shkolla, sidomos te shkllat e mesme. Jo vetëm drogëra tradicionale, por dhe sintetike. Gjatë kontrolleve, janë zbuluar lloje droe që për ne ishin të panjohura. Është këmbanë alarmi, por institucionet, shkolla dhe shoqëria duhet të bëhen të gjithë së bashku për ta luftuar”, tha Balla