Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen kundër Polonisë, në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.
Por pas ndeshjes përveç festës së tifozëve kuqezi janë shënuar edhe incidente mes tifozëve vendas dhe atyre polakë.
Siç shihet edhe në videon e publikuar në mediat sociale, tifo grupi ‘Plisat’ e Prishtinës sulmojnë me sende të forta e karrige tifozët polakë.