Armë dhe municione të fshehura në furgon, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Paraditen e djeshme, Karabinierët në Parma arrestuan në flagrancë një 41-vjeçar shqiptar të pastrehë, i akuzuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Patrulla e policisë ka vënë re rreth orës 05:30 të mëngjesit një lëvizje anormale në Piazza Bruno Mora nga një automjet, i cili ka ngadalësuar shpejtësinë pranë një furgoni të parkuar rregullisht.

Më pas, patrulla i ka ndaluar për kontroll dhe ka identifikuar dy shqiptarë të moshës 41-vjeçare pa adresë fikse në Itali.

I pyetur nga karabinierët nëse mjeti ishte në të vërtetë i tij, shqiptari ndryshoi qëndrim, duke u nervozuar.

Kërkimi personal dhe i automjetit bëri të mundur gjetjen e çelësave të furgonit aty pranë në xhepin e pantallonave të shoferit.

Duke besuar se qëndrimi misterioz i shqiptarit i atribuohet dëshirës për të shmangur kontrollin e mjetit të parkuar në Piazza Bruno Mora, i njëjti është kontrolluar.

Gjatë kontrolleve u gjet një qese poshtë sediljes së djathtë të përparme me dokumentet e identitetit të drejtuesit të mjetit, por edhe dy pistoleta, një Beretta 9X21 model FS, plotësisht funksionale, me dy karikatorë, njëri i futur i kompletuar me 13 fishekë dhe tjetra me 2 fishekë dhe një tjetër Beretta 7.65 model 35 me numër serie të gërryer.

Arma e regjistruar rezultoi se ishte rezultat i një vjedhjeje shtëpie të ndodhur në vitin 2015 në provincën e Parmës, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e origjinës së armës klandestine.

Në përfundim të operacioneve, drejtuesi i mjetit, u arrestua dhe u vu në dispozicion të organeve të drejtësisë.


Shtuar 7.09.2023 14:25