Autoambulanca përfshihet në aksident, vdes pacienti

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Gjilan ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se viktima po transportohej me autoambulancë në spital, por kjo e fundit është përfshirë në një aksident me një automjet, duke i shkaktuar vdekjen pacientit.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Sipas prokurorisë kanë bërë të ditur se vdekja e pacientit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:25.

Këto burime po ashtu kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i pacientit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Shtuar 27.05.2021 09:15