Conference League, Partizani i pa fat, nuk ia del përballë Astanas

Partizani eliminohet me kokën lart në fazën Play Off të Conference League. Pas humbjes 1-0 nga Astana në Kazakhistan, skuadra shqiptare bëri të pamundurën për të përmbysur llogaritur në “Elbasan Arena”, por nuk ishte e thënë, pasi sfida përfundoi 1-1.

Të kuqtë e filluan mirë ndeshjen, teksa në minutën e gjashtë Atanaskoski vendosi në provë portierin Condric. Ekipi i Zekic bën një gafë në prapavijë pak më vonë, duke i dhënë mundësinë Tomasov që të dalë vetëm para porte, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.

Në zhvillimet e një këndorje, Partizani do merrte avantazhin, pasi Bintsouka u kordinua mirë me kokë, duke dërguar sferën në rrjetë. Në fillimin e pjesës së dytë, kazakët vendosën ekuilibrat në 1-1, me Tomasov që këtë herë ndëshkoi me të vërtetë portierin Qirko.

Në minutën e 54-të, Partizani kërkon penallti pas një rrëzimi të Rrapaj në zonë, por arbitri nuk ndan të njëjtin mendim. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me djemtë e Zekic që pavarësisht eliminimit, meritojnë duartrokitjet e të gjithëve.


Shtuar 31.08.2023 21:59