Prifti italian, Don Massimiliano Nobile, ka ndërruar jetë në Shqipëri ditën e djeshme.
Mediet italiane shkruajnë se prifti vdiq në moshën 45-vjeçare për shkak të një sëmundjeje, pa dhënë detaje të tjera.
Lajmi u dha nga At Giorgio Nalin, eprori i Institutit në via Santa Cecilia.
Don Nobile, epror i komunitetit të Villa Santa Maria në Faro Superiore, ishte në qytetin shqiptar të Shënkollit për një mision./Albeu.com