Shoferi ndërroi jetë, shihni pamjet horror të makinës që u shtyp nga kamioni (VIDEO)

Pas dy orësh është nxjerrë trupi i pajetë i drejtuesit të mjetit Benz që u përplas këtë mbrëmje në fshatin Dajç me një pjesën e prapme të një kamioni, duke u shkatërruar plotësisht.

Raportohet se pas më shumë se dy orësh është nxjerrë nga automjeti një trup i pajetë dhe quhet Eduard Grishaj 55 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, drejtuesi T. M, është shoqëruar në komisariatin e Lezhës për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.03.2021 21:55