“Kam kapur 25 copë”, del jashtë kontrollit situata me zjarret në Greqi, arrestohen emigrantë: Duan të na djegin

Situata në Evros të Greqisë duket se ka dalë jashtë kontrollit, ku një video që qarkullon në internet tregon se “milicia” ka “arrestuar” emigrantë nga zona, ndërsa zjarri po vazhdon në zonë.

Bëhet fjalë për “25 copë” siç shprehet njeriu që bën videon, ndërsa hap trailerin për të treguar të arrestuarit.

Ai fajëson emigrantët për zjarret në Aleksandropoli, ndërsa në videon që shoqëron videon shprehet vetë: “Ne po flemë, një xhiro nga Kili dhe kam ngarkuar 25 copë që kam në trailer. 25 copa secila… Gjithë mali është mbushur. I gjithë mali është mbushur me çmendurinë e tyre brenda. Ata janë betuar se do të na djegin. Këtë po ju them, organizohuni, të dalim të gjithë t’i mbledhim, do të na djegin. Kjo është gjithçka që po ju them”.

Si pasojë e zjarrit në Evros janë djegur të paktën 18 emigrantë. Nga ekzaminimet rezultoi se dy prej tyre ishin fëmijë, ndërsa pjesa tjetër burra.

 


Shtuar 22.08.2023 19:52