Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Gjadër të Lezhës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar i identifikuar si Dorjan Gjini.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, pas një konflikti të çastit i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga autori Gerald Marku i cili është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet.
“Rreth orës 22:00, në Gjadër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjadër, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./albeu.com