Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Një 37-vjeçar ka mbajtur peng për 2 orë, nën kërcënimin se do t’i vriste me thikë, nënën dhe motrën e tij.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Pas mbërritjes së policisë, është bërë e mundur që efektivët të neutralizojnë 37-vjeçarin e identifikuar si Gjergji Salla.
Të lidhura
None found
Mësohet se Salla ka probleme me shëndetin mendor dhe prej dy javësh kishte refuzuar të pinte ilaçe, gjë që ka sjellë dhe agresivitetin e tij./albeu.com
