Mbi 1 kg “miell” dhe 40 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Karabinierët e Bordighera-s dhe Ventimiglia-s arrestuan në flagrancë një shtetas shqiptar 28-vjeçar.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjet mbi një kilogram kokainë, rreth 40 mijë euro cash dhe peshore të ndryshme të përdorura për paketimin e dozave.

Një pjesë e drogës dhe parave të gjetura u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shtetasit shqiptar me banim në Castel Vittorio.

Një tjetër shtetas shqiptar 22-vjeçar, por këtë herë i paligjshëm në territorin kombëtar, u arrestua në flagrancë nga Karabinierët e Ventimiglia-s, pasi iu gjetën gati 20 gramë kokainë e ndarë në doza, gati për shpërndarje dhe mbi 6 mijë euro cash, si dhe peshore precize peshimi dhe celularë me të cilët zhvillonte biznesin e tij të trafikut të drogës.

Pas formaliteteve të zakonshme, të arrestuarit u dërguan në burgun e Sanremos, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor dhe në pritje të verifikimit që duhet të bëhet në orët në vijim./Albeu.com/


Shtuar 15.08.2023 09:44