Pas vrasjes së Fernando Villavicencio, kandidatit për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ekuadorit, një nga kandidatet për Asamblenë Kombëtare, Estefany Puente, pësoi një sulm të armatosur, por mbeti e padëmtuar.
Politikania ndodhej në Club de Leones, një organizatë që ofron shërbime sociale në Quevedo, një qytet në provincën e Los Ríos.
Sipas gazetës El Universo, Puente ishte në makinën e saj, e shoqëruar nga babai i saj dhe një bashkëpunëtor, kur ajo u kap nga dy persona të panjohur të cilët qëlluan në xhamin e përparmë, në anën e shoferit dhe më pas u larguan.
Ditën e djeshme, Fernando Villavicencio, 59 vjeç, anëtar i asamblesë kombëtare të Ekuadorit, u sulmua teksa po largohej nga tubimi në qytetin verior të Quito të mërkurën.
Ai u qëllua sapo hipi në makinë. Autori i ngjarjes po ashtu vdiq, pas një përplasje me armë me sigurimin e Villavicencio./Albeu.com