Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur në një “shtëpi bari” në Swansea të Uellsit.
Mediat britanike raportojnë se Matild Hodja, Alan Dollpaj dhe Ervin Vukaj dolën sot pra gjykatës ku ngritën pretendimet e tyre se kishin rënë viktima të personave të tjerë.
Dy prej tyre thanë se kishin shkuar në banesë për të pastruar, dhe tjetri si hidraulik, por u habitën kur panë se ty kultivohej kanabisi.
Ata i kërkuan falje gjykatësit duke u shprehur se duan vetëm të largohen drejt familjeve të tyre në Shqipëri.
Gjykata i mori parasysh kërkesat, dhe vendosi t’i dënojë tre shqiptarët me nga 9 muaj burg dhe dëbim menjëherë pas lirimit.
Një tjetër shqiptar, 53-vjeçari Ndriçim Zeqo u arrestua lidhur me ngjarjen, por u shpall i pafajshëm.