Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa probleme që ka patur kohët e fundit.
Muajin e kaluar, ajo u shfaqe me fasho nëpër duar dhe fansat e saj u shqetësuan dhe menjëherë e pyetën se çfarë i kishte ndodhur. Marina bëri një tjetër postim ku zbulonte se i kishte djegur me vaj dhe se po i kalonte dhimbjet me qetësues.
Megjithatë, dhimbjet s’paskan fund për moderatoren e njohur dhe s’thonë kot që “kur të vjen e keqja, hapi derën”. Pas djegies së dorës, ajo tashmë ka probleme me dhëmbët.
Ditën e sotme, moderatorja është zgjuar me dhëmballën e ënjtur, fill pasi u tregoi ndjekësve se Gushti kishte nisur keq për të.
“Jam zgjuar me dhëmballë të ënjtur. A ka më për mua?”, shkruan Marina Vjollca.