E veshur mirë dhe e sjellshme ishte një grua 71-vjeçare nga Izraeli, e cila vizitoi një dyqan bizhuterish në Rhodes Town dhe kërkoi t’i tregonin pjesë të ndryshme, me pretendimin se do të blinte disa.
Mirëpo, ajo ka arritur të vjedhë byzylykë dhe gjerdan me një vlerë totale prej 710 euro.
71-vjeçarja e huaj është larguar nga argjendaria pa bërë pazar, por sapo është larguar është vënë re vjedhja.
Menaxheri i biznesit e denoncoi në Sigurim dhe policia e gjeti gruan e moshuar izraelite para se të arrinte të zhdukej.
Gjërat me vlerë të vjedhura u gjetën në çantën e saj dhe iu dorëzuan argjendarit, ndërsa 71-vjeçarja u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Rodos që e ndoqi penalisht për vjedhje./Albeu.com/