Shumë vende të Europës kanë filluar të kthehen në normalitet dhe për këtë arsye edhe tifozët janë kthyer në tribuna.
Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh në vendin tonë dhe për këtë shkak Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë ku i kërkon praninë e tifozëve në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Finalja midis Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet në datën 30 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania” në orën 19:00.