U rizgjodh në krye të PD, vjen lëvizja e parë e Bashës: Nesër mblidhet Kryesia

Lulzim Basha u rikonfirmua sot kryetar i Partisë Demokratike.

Ai u shpall fitues me 16.196 vota, duke u zgjedhur në këtë mënyrë për herë të katërt në krye të PD-së, kundrejt 1650 vota që mori kundërshtari i tij Gjergji Hani.

Lulzim Basha mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune fjalën e parë pas rizgjedhjes në krye të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë të dhënë mes simpatizantëve jashtë selisë së PD-së, Basha tha se sot fillon ringritja e Partisë Demokratike.  Ai tha se beteja për rrëzimin e qeverisë duket e pamundur por asnjëherë e pafitueshme. Kreu i PD theksoi se partia nën drejtimin e tij do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve kudo që janë.

Gjithashtu mesohet se  ditën e nesërme në orën 20:00 do të bëhet mbledhja e Kryesisë.  Mbledhja është njoftuar se do të zhvillohet në zyrat e PD.

NJOFTIMI:

Mirmbrema te nderuar anetare te Kryesise! Neser, date 30 Korrik 2023, ora 20:00 do te behet mbledhja e kryesise ne zyrat e PD. Faleminderit!

 


Shtuar 29.07.2023 23:27