Argjentina Ramosaj është një nga personazhet më pak aktiv në rrjete sociale. Ndryshe nga të tjerët ajo nuk preferon të ndajë shumë detaje nga jeta e saj personale. Por një ngjarje e trishtë e ka detyruar sot si rrallëherë të flasë për familjarët e saj e të publikojë një foto me ta.
Këngëtarja ka zbuluar se është ndarë nga jeta vjehrri i saj, me të cilin ajo thotë se ka pasur një lidhje shumë të fortë. Argjentina shprehet se vjehrrin e ka pasur njësoj si babain e saj, sepse dhe ai e respektonte si ta kishte vajzë. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto familjare, ku shfaqet përkrah vjehrrit të ndjerë dhe i ka bërë atij një dedikim prekës.
“Dje humbëm njeriun shumë të dashur, unë vjehrrin, që e doja dhe respektoja si prindin tim, sepse ashtu më ka dasht, si vajzën e tij. Noah humbi gjyshin, me të cilin kaloj shumë kohë, për të cilin ndinte shumë dashuri, kujdes.. Vështir ishte sot të ndahemi nga ti Meke, na theve zemrat. U prehsh në paqe Engjell , do të duam e kujtojmë përjetësisht”, shkruan Argjentina Ramosaj.