“Fenomeni Tirja”, merret vendimi për ish-sanitaren e Shefqet Ndroqit

Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Tire Alldervishi, sanitaren e cila i mori 8 milion lekë vajzës së një pacienteje me COVID-19 te Shefqet Ndroqi.

Alldervishi u arrestua pas denoncimit të bërë nga vajza e së ndjerës, ku vetë ajo ja kishte dhënë lekët për t’i shërbyer të ëmës.

Ka qenë vetë sanitarja e cila i ka shkuar pranë vajzës duke ju prezantuar si infermiere shtetases Eltjana Sinanaj për t’i futur telefonin në spital për të komunikuar me mamanë e saj.

Më pas, Tirja ka vijuar të kërkojë shuma të tjera parash duke kapur vlerën e 8 milion lekëve.

 


Shtuar 25.05.2021 12:07