Tragjedia në Gramsh, familja hap dyert e mortit për 4 të vdekurit, banorët: Shteti të marrë masa, liqeni ka gropa

Familja Zogu në Gramsh ka hapur dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit, Arben Zogun, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipin e 46-vjeçarit Melsi Zogu, 20 vjeç.

Katër viktimat u mbytën mbrëmë në liqenin e Banjës në Gramsh, ndërsa kishin shkuar atje për tu larë. Banorët e zonës ku ndodhi tragjedia kanë folur për mediet.

Ata janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë, teksa i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë në zonën përreth liqenit që të marrë masa për të parandaluar tragjedi të tjera.

“Jam i shokuar. U shuan dy familje. Mbase një prej tyre nuk ka ditur not, dhe janë mbytur. Ata nuk duhet të ishin larë atje, pasi ishte me gropa. E njihja 46-vjeçarin, kishte punuar më parë si kameraman”, tha një banor./albeu.com/


Shtuar 22.07.2023 11:59