Dy tërmete me magnitudë 3.4 dhe 3.8 Rihter kanë tronditur Greqinë në orët e para të mëngjesit sot.
Mediet greke bëjnë me dije se lëkundjet sizmike u shënuan në zonën detare në afërsi të ishullit Skiathos.
Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti i parë me magnitudë 3.4 Rihter u regjistrua në orën 3:44 të mëngjesit të së shtunës, 43 kilometra në veri, në verilindje të Skiathos.
Thellësia e tërmetit ishte 17.1 kilometra. Tërmeti i dytë u shënua rreth orës 05:15 dhe kishte magnitudë 3.8 Rihter./albeu.com/