I papërgjegjshëm ne timon dhe i shoqëruar nga policia, Luizi kryqëzohet nga rrjeti (VIDEO)

Një video e postuar nga Luiz Ejlli tregon papërgjegjshmërinë e tij teksa drejton makinën.

Ai shihet në timon, në autostradë duke u kthyer nga Berati në Tiranë, pa rrip sigurimi.

Kodi Rrugor parashikon që personat të cilët janë më të gjatë se 190 cm nuk duhet ta mbajnë rripin, por Luizi nuk bën pjesë te kjo kategori.

Një detaj tjetër që vihet re në videon e fituesit të Big Brother Vip 2 është dhe motori i policisë, i cili nuk dihet nëse ndodhet rastësisht aty apo shoqëron Luizin.

“Iku trafiku” shkruan Luizi me një emoji duke qeshur që të lë të kuptohet se motomjeti i policisë po e ndihmon t’i lirohet rruga.

Sigurisht kjo video nuk është pritur dhe aq mirë nga ndjekësit, të cilët e kanë kritikur.

Kush përjashtohet nga detyrimi për vendosjen e rripave të sigurisë, sipas ligjit.

a) anëtarët e forcave të policisë gjatë përmbushjes së një shërbimi emergjence;

b) drejtuesit e mjetit dhe personeli i mjeteve zjarrfikëse dhe të shëndetësisë, në rastet e ndërhyrjeve emergjente;

c) drejtuesit e automjeteve të shërbimit të transportit taksi të njerëzve ose ato të shërbimit të qiradhënies me drejtues mjeti, gjatë shërbimit në qendrat e banuara;

d) njerëzit me shtatgjatësi më të vogël se 1.50 m dhe më të madhe se 1.90 m; ky kusht duhet të vërtetohet nga një dokument njohjeje;

e) njerëzit që, në bazë të certifikatave të lëshuara nga zyra shëndetësore lokale, rezultojnë të prekur nga sëmundje të veçanta, të cilat nuk lejojnë përdorimin e rripit të sigurimit;

f) gratë në gjendje shtatzanie, në bazë të certifikatës së lëshuar nga gjinekologu që i kuron dhe që vërteton krijimin e rreziqeve të veçantë nga përdorimi i rripit të sigurisë;

g) anëtarët e shërbimeve të rojës private që kryejnë shoqërime dhe që kanë dokumentacionin njohës sipas rregullave përkatëse. Në rastet e shkronjave “d”, “e”, “f” dhe “g” certifikatat ose vërtetimet e përcaktuara duhet t’u tregohen organeve të policisë me kërkesën e tyre, sipas nenit 12. Janë, gjithashtu, të përjashtuar nga detyrimi për përdorimin e rripave të sigurisë dhe sistemeve të tjera fiksuese drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve që nuk janë të pajisur, që nga prodhimi i tyre, me pjesët e veçanta mbërthyese.


Shtuar 20.07.2023 13:22