Belgjikë, një e treta e kompanive përdorin Inteligjencë Artificiale për punësim

Kompanitë në Belgjikë përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për punësim, kështu që ky numër në këtë vend është regjistruar të jetë një e treta e gjithë kompanive.

Sipas hulumtimit të bërë nga kompania e burimeve njerëzore “Manpower”, rreth 30 nga 100 kompani belge, përdorin inteligjencën artificiale për punësim, një përqindje që pritet së shpejti të rritet në afro 50 për qind.

Dhjetë për qind e 510 punëdhënësve të intervistuar në Belgjikë në hulumtim thonë se kanë përdorur inteligjencën artificiale për një kohë të gjatë dhe se 21 për qind kanë deklaruar se së fundmi kanë kaluar në zbatim atë.

Ndërkaq, 18 për qind e kompanive thonë se brenda 12 muajve do të kalojnë në aplikacionet e inteligjencës artificiale. Kompanitë përdorin robotë të inteligjencës artificiale në fazat e tyre të rekrutimit, nga shqyrtimi i CV-ve deri te intervistat fillestare.

“Punëdhënësit belgë vunë re avantazhet e teknologjisë. Vetëm 15 për qind e punëdhënësve mendojnë se inteligjenca artificiale do të ketë ndikim negativ në punësim”, tha drejtuesi i kompanisë “Manpower”, Sebastien Delfosse.

Shumica e drejtuesve të kompanive hodhën poshtë shqetësimet se përdorimi i inteligjencës artificiale do të çojë në rritjen e papunësisë. Përderisa 15 për qind e të anketuarve thanë se kjo teknologji do të reduktojë numrin e personelit në 2 vitet e ardhshme, 49 për qind argumentuan se inteligjenca artificiale do të krijojë vende të reja pune.


Shtuar 19.07.2023 14:56