Plas sherri, kuksianët rrihen me hunj për pronat

Dy persona janë konfliktuar dhunshëm në Kukës, për shkak të një mosmarrëveshjee që kishin për pronat.

Por ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, duke arrestuar dy personat e përfshirë në sherr.

Të lidhura

None found

U arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 42 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Bele, pasi kanë goditur njëri – tjetrin dhe automjetet që përdornin, me mjete të forta.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Ky shkop u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Njoftimi policisë

Kukës

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, mes 2 shtetasve.

Vihen në pranga 2 shtetasit që u konfliktuan fizikisht dhe goditën njëri-tjetrin, me mjete të forta.

Gjendet në automjetin e njërit prej shtetasve të arrestuar dhe sekuestrohet nga Policia, një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Shërbimet e Policisë Kukës, menjëherë pas njoftimit për një konflikt me mjete të forta mes dy shtetasve, në fshatin Lojme, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 42 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Bele, pasi kanë goditur njëri – tjetrin dhe automjetet që përdornin, me mjete të forta.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Ky shkop u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar më 19.07.2023 15:01

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetholiganbetgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino