Ekzekutoi me tre plumba shokun në Selanik, dorëzohet në polici 45-vjeçari shqiptar

Autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar, Shpëtim Bajrami, i cili u qëllua dje në një karburant në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, është dorëzuar në polici pasditen e sotme.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili u dorëzua i shoqëruar nga avokati i tij, Thanasis Alexopoulos.

Sipas medieve greke, viktima kishte debatuar edhe më herët me autorin, i cili ishte dhe shoku i tij.

Shkak i sherrit i cili përfundoi me vrajse dyshohet se janë borxhet./Albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 16:18