“Më jep lekët”, ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbardhen fjalët e fundit të viktimës para se të kriste arma

Ende asnjë gjurmë nga shqiptari që ekzekutoi dje në Selanik bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami 50 vjeç.

Sipas informacioneve të deritanishme nga policia greke, autori konsiderohet si person i rrezikshëm, ndërsa dyshohet se lëviz nëpër Greqi me tre makina të ndryshme për të humbur gjurmë nga policia. Ngjarja e përgjakshme ndodhi dje në orën 12.35 jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51, para syve të kalimtarëve.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmive, autori dhe viktima dyshohet se njiheshin me njëri-tjetrin dhe pak kohë para vrasjes kanë qenë të ulur së bashku në një lokal të zonës. Sapo 50-vjeçari ka ndalur makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me mjetin me ngjyrë të zezë që drejtonte dhe është ndalur pikërisht pranë tij.

Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij. Ky i fundit nuk kishte dalë nga makina.  Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas ai e qëllon, nga brenda makinës duke e lënë të vdekur.

Viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, ndonëse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka pasur dënime ndaj tij. Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, gjithashtu është me origjinë nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, është dënuar për drogë në Greqi.

Ndërkaq mediet greke bazuar te dëshmia e personave që ishin pranë pikës së karburantit në momentin që ndodhi vrasja kanë zbuluar edhe bisedën e fundit mes viktimës dhe autorit:

Debati

Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët

Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh