Egnatia e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë aventurën në Europiane në Conference League.
Rrogozhinasit arritën të barazonin 1-1 në çastet e fundit të ndeshjes ndaj Ararat Armenias në shtëpinë e këtyre të fundit.
Ishte Duamena ai i cili i dha barazimin skuadrës shqiptare në minutën e 97-të të takimit.
Përsa i përket ndeshjes, skuadra e Edlir Tetovës ishte më kërkuese gjatë 45 minutave të para, teksa arriti të krijonte tre rezultate të pastra për gol, por lojtarët rrogozhinas u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar.
Në momentin më të mirë të Egnatias, ishin armenët që kaluan në avantazh në minutën e 36’ me mbrojtësin Alemao.
Rrogozhinasit provuan sërish dhe gjatë pjesës së dytë, por portieri Ermakov u tregua i saktë për të mbajtur portën e paprekur, deri në minutën e 97’, ku pas një ngatërrese në zonë ishte Duamena që ndëshkoi armenët.
Kështu Egnatia do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri me avantazhin e një barazimi në transfertë.